Ernest Muçi vazhdon që të jetë në kërkim të një klubi të ri, pas vendimit të Beshiktashit për ta nxjerrë atë në shitje. Mesfushori kuqezi me tipare sulmuese kërkohet nga katër klube në Superligën turke, raporton ‘Fanatik’.
Ejyp, Bodrum, Rizespor dhe Bashakshehir kanë kontaktuar me drejtuesit e klubit nga Stambolli për të folur për mundësinë e transferimit të 23-vjeçarit.
Por e ardhmja e lojtarit kuqezi mund të jetë edhe në Premier Ligë. Përveç Aston Vilës që po monitoron situatën prej ditësh, në garë është futur edhe Uest Hemi. Çekiçët janë gati që të investojnë për lojtarin shqiptar, raproton Takvim.
Nuk ngelen pas as klubet arabe, të cilat janë gati që të plotësojnë kërkesat financiare të gjigandëve turq, ndërsa fjalën e fundit do ta thotë 23-vjeçari.
Trajnerit të Beshiktashit Giovanni van Bronckhorst i pëlqen Muçi, por ai preferon Rafa Silvan si mesfushor organizator. Futbollisti 23-vjeçar, i cili ka luajtur në 17 ndeshje zyrtare për Beshiktashin, e ka gjetur rrjetën 4 herë.
Ai u ble për shumën e 10 mln Eurove nga Legia e Varshavës, por klubi nga Stambolli kërkon më shumë për kartonin e tij, nisur nga potenciali i futbollistit.
Klan News