Gazetari Lorenc Vangjeli i ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan ka folur sot për marrëveshjen e mundshme me Greqinë për detin.

Vangjeli u shpreh se mund të ketë 101 drafte, por marrëveshje të firmosur nuk ka, pasi sipas tij nëse do kishte një të tillë do ishte bërë publike. Po ashtu ai tha se pakti i vitit 2009 ishte i gabuar.

Mund të ketë 101 drafte, por marrëveshje nuk ka. Marrëveshje të nënshkruar si ajo që ishte dhe fatmirësisht që u hodh poshtë në vitin 2009 nuk ka. Marrëveshja e vitit 2009 ishte e gabuar”, tha analisti. /tvklan.al