Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, u tradhtua nga nervat, në ndeshjen e fundit ku Mallorca triumfoi me rezultatin 3-2 në transfertë ndaj Las Palmas.

Pas provokimeve të vazhdueshme nga sulmuesi kundërshtar Jaime Mata, Muriqi reagoi duke i treguar gishtin e mesit.

Episodi nuk u pa nga gjyqtari, por ndërhyrja e VAR-it, ndryshoi gjithçka. Arbitri vendosi ta ndëshkojë Muriqin me karton të kuq, pasi iu shfaqën pamjet në VAR.

Sulmuesi i Kosovës, u ndëshkua në minutën e 88-të, kur rezultati ishte në barazim 2-2, por vetëm në aksionin e radhës, Mallorca ia doli të shënojë golin vendimtar dhe të fitores 3-2 me autor Mojica. /tvklan.al