Pogradeci mikpriti për të 15-in vit Koloninë ndërkombëtare të artit viziv. 22 piktorë nga Ballkani si dhe nga Polonia, Britania e Madhe, Iraku dhe vende të tjerë hodhën në telajo bukuritë e peisazhit të qytetit liqenor, por edhe portrete të spikatur, ku ndërthuren teknika dhe rryma të ndryshme tradicionale dhe moderne.
Piktorja Marjana Goxhabelliu, shpreh emocionet e krijimit në një vend si Pogradeci, peisazhet e tē cilit janë unikë dhe nuk mund të gjenden askund tjetër.
Jola Kitkowska nga Polonia dhe Lina Sami, me origjinë irakiano-angleze, kanë mbetur të mahnitura nga gjithçka kanë mundur të shohin dhe zbulojnë në Pogradec.
“Është hera ime e parë këtu dhe jam shumë e surprizuar nga sa i bukur është ky vend. Në këtë ekspozitë kam sjellë pikturën e një gruaje sureale, pasi më pëlqen të miksoj realitetin dhe imagjinatën si një botë ëndërrimi. Puna ime shpesh herë përfshin pak realitet dhe pak imagjinatë. Liqeni, malet, natyra këtu në Pogradec janë të mrekullueshme. Zogjtë janë gjithandej dhe ky qytet të jep ndjesinë e paqes dhe qetësisë, që është e mrekullueshme për artistët, pasi këtu mund të gjejnë frymëzim për pikturat. Gjithmonë përdor ngjyra të ndezura, më pëlqen të krijoj një pamje të fortë dhe një paletë të qartë. “
“E kam vizituar Shqipërinë që në vitin 2018, pra ka shumë vite që rikthehem çdo vit gjatë periudhës së verës dhe qëndroj këtu. Kam marrë pjesë edhe më parë në këto aktivitete gjatë 6 viteve që kam ardhur në Shqipëri. Gjithashtu, kam pasur një ekspozitë private në Pogradec në vitin 2019, kështu që nuk jam e huaj në këtë qytet. Kam dy piktura të ekspozuara sot, të cilat janë kombinime të rrënjëve të mia dhe artit modern.”
Ekspozita do të qëndrojë e hapur për dy javë.
Klan News