Fotografitë e Majlinda Kelmendit, Distria Krasniqit dhe Nora Gjakovës të gjitha këto nga Kosova e që kanë fituar medelje në Lojërat Olimpike kanë zënë vendin kryesor në ekspozitën kushtuar femrave në Lojërat Olimpike, organizuar nga Ambasada e Francës dhe Komiteti Olimpik i Kosovës.
Në këtë ekspozitë që është hapur në Prishtinë në kuadër të lojërave olimpike që po mbahen në Paris janë të përfshira të gjitha femrat e botës që kanë lënë gjurmë në këto lojëra.
Ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guérot, u shpreh shumë i lumtur që për herë të parë në Lojërat Olimpike ka pasur numër të barabartë të meshkujve dhe femrave. E delegacioni i Kosovës është i pari që ka më shumë sportiste femra sesa meshkuj pjesëmarrës.
“Francezi Pierre de Coubertin, i cili e ka shpikur konceptin e lojërave olimpike, ishte vizionar në konceptin e tij, por jo edhe në përfshirjen e grave. Një pikëpamje shumë konservative e asaj kohe. Ka qenë një udhëtim i gjatë, por për herë të parë kemi aq sportiste femra sa meshkuj, një gjë që na bën shumë krenarë, historine e së cilës po e tregon edhe kjo ekspozitë.”
E Parisi u ka sjellë emocione të shumta qytetarëve të Kosovës.
“Parisi na ka sjellë emocione të papërshkruara këtë herë kemi pasur në transmetim drejtpërdrejtë të gjithë sportistëve tanë. Medalja argjend e Distries është një arritje mjaftë e madhe , ajo tani posedon dy medalje olimpike”
Distria Krasniqi e cila fitoi medaljen e argjentë të dielën është sportistja e parë nga Kosova që ka fituar 2 medalje në Lojërat Olimpike. Ndonëse ka shumë pak vite që Kosova është pjesëmarrëse në Lojërat Olimpike deri më tash ka grumbulluar 4 medalje.
Tv Klan