Piktorë nga qytete të ndryshme u bënë bashkë në Vlorë. Janë 20 artistë që hodhën në telajo bukuritë e qytetit bregdetar. Për ta Vlora është një qytet frymëzues për të pikturuar peizazhe të ndryshme
“Tani kam tre vite që dal në peizazh në natyrë dhe kjo është hera e parë që vij në Vlorë me këtë koloni kaq të bukur me artistët më të mirë shqiptarë.”
“Këto motivet janë parë, janë bërë nga neve dhe i rikthehemi përsëri dhe përsëri gjejmë gjëra të reja.”
“Çfarë na frymëzon? Bukuria e Vlorës. Vlora është një mrekulli.”
Piktorët kanë ndaluar në destinacione të ndryshme të Vlorës.
“Vlora është ideale edhe për nga natyra, është e bekuar për nga bukuria e saj dhe kjo është një gjë e afirmuar edhe nga të huajt turistë që vijnë e mahniten me Vlorën.”
Të gjjitha punimet e 20 artistëve do të shfaqen në një ekspozitë që do të jetë për qytetarët dhe vizitorët në shëtitoren e Lungomares.
Klan News