Napoli triumfoi minimalisht ndaj Empolit, në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë në Serie A.
Skuadra e drejtuar nga Antonio Conte, iu fal një penalltie të kthyer në gol nga Kvaratskhelia në minutën e 63-të, për të marrë fitoren.
Tri pikë të arta për të kaltrit, që vazhdojnë të qetë në krye të renditjes me 19 pikë të grumbulluara, ndërsa Empoli mban vendin e 11-të me 10 pikë.
Javën e ardhshme, Napoli do të ketë një ndeshje të lehtë në letër, pasi përballet me Lecce-n në shtëpi, në një takim ku do të kërkojnë suksesin e radhës. /tvklan.al