Interi kërkon të rikthehet te fitorja me çdo kusht. Pas humbjes me Juventusin, zikaltërit presin në shtëpi Genoan, në një sfidë ku synohen vetëm tre pikët.
Në këtë përballje, skuadra e Simone Inzaghi-t duhet të bëjë kujdes edhe për ndëshkimet. Janë tre lojtarë, që në rast ndëshkimi do të humbisnin sfidën e radhës ndaj Napolit.
Bëhet fjalë për Nicolo Barella, Alessandro Bastoni dhe Henrikh Mkhitaryan. Në krahun tjetër, te Napoli i vetmi që rrezikon është Anguissa, një futbollist shumë i rëndësishëm për trajnerin Conte.
Të kaltrit do të përballen me skuadrën e Como-s në transfertë. /tvklan.al