E përjetëson në kartmonedhë, do përdoret brenda qytetit
Heronjtë duhen nderuar, edhe pas vdekjes. Këtë ka vendosur të bëj një qytet i vogël në jug-lindje të Italisë për të përjetësuar legjendën e ndjerë të futbollit botëror, Diego Armando Maradona.
Ish-futbollisti i Napolit i cili humbi jetën më 25 Nëntor, po mendohet të jetë imazh në monedhën e qytetit të Castelino del Biferno.
Pas kësaj ideje qëndron kryetari i bashkisë së saj, Enrico Fratangelo, që e cilëson Maradonën si një hero të hemisferës jugore. Imazhet e Maradonës do të shfaqen në këtë monedhë e cila mund të përdoret vetëm në biznese të caktuara lokale në qytet.
Imazhi ikonik “dora e zotit” do të qëndrojë e stampuar në kartmonedhën njëqindëshe, ndërsa ai mund të shihet duke ngritur Kupën e Botës në 1986 në kartmonedhën 50 dukati.
Klan News