Udinese surprizoi Napolin në shtëpi, duke e ndalur në barazim 1-1, në sfidën e javës së 24-t në Serinë A.
Hap fals nga skuadra e Antonio Conte-s, në garën për titullin kampion. Megjithëse Napoli mbetet në krye me 55 pikë, barazimi ndaj Udinese-s është si një asist për Interin.
Zikaltërit kanë mundësinë të ngushtojnë diferencën me kreun. Në rast se Interi fiton sot ndaj Fiorentinës, do të renditej në vendin e dytë, me vetëm 1 pikë më pak se Napoli.
Në fakt është një përballje delikate për të besuarit e Simone Inzaghi-t, pasi vetëm pak ditë më parë u mposhtën nga Fiorentina me rezultatin 3-0. /tvklan.al