NASA po përgatitet të lëshojë në hapësirë një velë diellore të gjeneratës së fundit që karakterizohet nga një sërë elementësh të rinj. Objektivi kryesor i misionit është vënia në provë e teknologjisë dhe për të menaxhuar dhe testuar manovra të reja, që do të jenë të nevojshme në programe të ardhshme hapësinore. Ky prototip që quhet “Advanced Composite Solar Sail System”, do të pozicionohet në 1000 km lartësi, do të hapet brenda 25 minutave nga komanda, dhe mund të arrijë një hapje totale deri në 80m2.
Velat diellore, janë si balona të mëdha, të cilat furnizohen me energji diellore dhe e reflektojnë atë tek një satelit apo raketë, duke shërbyer si furzniues energjie, por edhe mbi te gjitha shërbejnë edhe si shtytës për to, duke kursyer karburant gjatë lëvizjes së një mjeti hapësinor.
Vela e fundit e realizuar nga Agjensia Hapësinore amerikane NASA, falë materialeve inovatore të reflektimit e me kushtet e duhura të dritës, do të shkëlqente me fuqinë e yllit Sirius, ylli më i ndritshëm i natës.
Klan News