BSH: Besimi u rrit falë kontratave porositëse
Sezonaliteti i ekonomisë dhe modeli i ndjekur deri më tani vijon ta mbajë sektorin e ndërtimit si shtyllën kryesore të perspektivës për të ardhmen.
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë flasin për një rritje të besimit në këtë sektor për muajin Shkurt me 6.8 përqind. Eksperti i ekonomisë Eduart Gjokutaj thotë se pritjet për punësim mbeten të larta.
Të dhënat e bankës flasin për një tendencë të qytetarëve për të kursyer, duke u reflektuar në rënien e besimit për muajin që lamë pas me -0.8 përqind, ndjekur nga tregtia me -10 përqind e shërbimet me -2.2 pikë përqind.
Sidoqoftë, sipas Bankës së Shqipërisë, besimi në ekonomi qëndron 4.6 pikë mbi mesataren afatgjatë pavarësisht luhatjeve të shfaqura në muajin Shkurt me një tkurrje prej 2.6 pikësh krahasuar me muajin Janar.
Tv Klan