Kanë kaluar 10 vjet nga ndeshja Shqipëri-Serbi, një përballje për të cilën Lorik Cana shprehet në emisionin “Opinion” në Tv  Klan se ia rikujtojnë shpesh. Ish-kapiteni i kombëtares kujton episodin dhe përjetimin e të ndjerit për herë të parë i cenuar në fushën e blertë.

Lorik Cana: Kur e kemi bërë atë ndeshje nuk kishim një ide. Ishim përgatitur edhe të na gjuanin me sende të forta. Ishim aty për të luajtur, për të bërë lojën sa më të mirë dhe për të vazhduar se e  kishim filluar me atë fitoren me Portugalinë dhe Danimarkën. Në momentin që ndodhi episodi, në asnjë moment s’kam menduar që e përjetoj të jesh i cenuar në fushë.

Blendi Fevziu: Pate ndonjë moment frikë për ekipin?

Lorik Cana: Portierët.

Blendi Fevziu: Ishin agresivë serbët?

Lorik Cana: Jo, kur u futëm brenda jo pastaj. Deri te tuneli kemi ngrënë pak dru, por kur e kaluam tunelin pastaj…

Cana kujton edhe reagimin e futbollistëve serbë që ishin në skuadër te Lazio me të.

Blendi Fevziu: A të ka qëlluar më mbrapa të flasësh me ndonjë prej futbollistëve serbë?

Lorik Cana: Unë kisha dy në skuadër. Kisha Dushanin dhe Gjorgjeviçin.

Blendi Fevziu: Ke biseduar ndonjëherë më me ta?

Lorik Cana: Patjetër.

Blendi Fevziu: Çfarë thoshin?

Lorik Cana: Keqardhje.

Blendi Fevziu: As ata nuk donin që ajo të ndodhte?

Lorik Cana: Shumica e tyre e dinë që gjithsesi  që përveçse cenon imazhin e vendit të tyre,  cenon edhe rezultatin pastaj./tvklan.al