Bayer Leverkusen, mori një fitore të madhe në kampionat, pasi mposhti Wolfsburgun me rezultatin 4-3, në një ndeshje spektakolare.
Të besuarit e Alonsos e nisën malore ndeshjen, pasi e panë veten në disavantazh në minutën e 5-të, pas një autogoli të Mukiele.
Megjithatë, Wirtz në minutën e 14-të dhe Tah në minutën e 32të, kaluan avantazhin në favorin e vendasve.
Miqtë nuk u dorëzuan në asnjë moment dhe barazuan me Bornauw në minutën e 37-të, para se Svanberg, të shënonte për 3-2 në favor të Wolfsburg në fundin e pjesës së parë.
Emocionet nuk munguan as në fraksionin e dytë, kur Hincapie barazoi shifrat në minutën e 49-të.
Në fund të takimit, ishte i përhershmi, Boniface që shënoi golin e përmbysjes, duke i dhënë fitoren 4-3 Leverkusen-it.
Me këtë triumf, “Aspirinat” shkojnë në kuotën e 9 pikëve, pas katër javëve kampionat. /tvklan.al