Pesë ndeshjet e javës së 21-të në Bundesligën gjermane, prodhuan surpriza sa i përket rezultateve.

Bayer Leverkusen nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola ndaj Wolfsburg në transfertë. Kjo ndalesë e lë ekipin e Alonso-s në vendin e dytë me 46 pikë, plot tetë pikë më pak se Bayern Munich.

Rezultat zhgënjyes regjistroi edhe Borussia Dortmund, që u mposht 1-2 në shtëpi nga Stuttgart. Verdhezinjtë vazhdojnë të hasin probleme këtë sezon, teksa renditen në vendin e 11-të me 29 pikë. Stuttgart mban vendin e katërt me 35 pikë.

Në sfidat e tjera, Maniz dhe Augsburg barazuan pa gola mes tyre, Freiburg fitoi minimalisht ndaj Heidenheim, ndërsa Union Berlin shkëlqeu 4-0 ndaj Hoffenheim. /tvklan.al