Borussia Dortmund po përballet me vështirësi të mëdha në Bundesligë. Verdhezinjtë u mposhtën me rezultatin 2-0 nga Bochum në transfertë, në sfidën e javës së 22-të.

Pavarësisht ndryshimit të trajnerit, te Dortmund vazhdojnë të kenë probleme dhe renditen në vendin e 11-të me 29 pikë të grumbulluara.

Humbje pësoi edhe Stuttgart, që u mund në shtëpi nga Wolfsburg me rezultatin 1-2. Kjo disfatë e zbret skuadrën e Hoenes në vendin e gjashtë me 35 pikë.

Në takimet e tjera, Freiburg fitoi minimalisht ndaj St. Pauli, ndërsa Borussia Monchengladbach triumfoi 2-1 përballë Union Berlin. /tvklan.al