Tifozë të Kombëtares dhe turistë të huaj kanë ndezur atmosferën në aeroportin “Nënë Tereza”.

Teksa bëhen gati për të udhëtuar drejt Gjermanisë për të ndjekur ndeshjet e Kombëtares dhe jo vetëm, tifozët shqiptarë ja kanë marrë valles në mes të aeroportit.

Këto pamje kaq elektrizuese i ka shpërndarë në rrjetin social “Facebook” edhe kryeministri i vendit Edi Rama, duke e cilësuar si superfestë atmosferën e krijuar në aeroport. 

“Superfestë në aeroportin “Nënë Tereza” nga tifozë të Kombëtares e turistë të huaj”, shkruan kryeministri Rama.


Shqipëria është gati për ndeshjen me Italinë që do mbahet mbrëmjen e nesërme. Të gjitha sfidat e kombëtares dhe të ndeshjet e Euro 2024 do të mund t’i ndiqni falas në Tv Klan./tvklan.al