Një grua që u paralajmërua se nuk mund të kishte fëmijë, tashmë mban në krahë binjaket e saja.
Mjekët i thanë Monica Dylan, një vit më parë, (41 vjeçe) si ajo kishte shumë pak shanse për të lindur fëmijë, pasi kishte probleme me vezoret. Kështu ajo e kishte pranuar se nuk do bëhej kurrë nënë. Por në të vërtet ndodhi mrekullia.
Monica, nga Medway, Kent është duke jetuar momente të mrekullueshme me dy vogëlushet e saj, Athena dhe Luna që prej 7 Janarit.
Ajo ishte në një udhëtim kur ngeli shtatzënë dhe as nuk ja kishte marrë mendja se atë natë që fjeti më një të panjohur do bëhej nënë. Në një intervistë ekskluzive për “The Sun” ajo ka rrëfyer: Isha me pushime dhe një mbrëmje që kisha isha shëtitje me anije në det njoha një mashkull, i cili ishte i mrekullueshëm dhe elegant dhe nuk mund ta injoroja shkëndijën midis nesh. Gjatë gjithë kohës bisedonim me njëri- tjetri dhe bisedat ishin shumë të bukura dhe për habinë time në përfunduam duke kryer marrëdhënie bashkë. Kishim pirë dhe shumë alkool dhe nuk kemi qenë të vetëdijshëm në mënyrë që të përdornim masa mbrojtëse.
Monica e ka quajtur një marrëzi atë që ndodhi atë natë mes asaj dhe të panjohurit, por kur mori vesh lajmin se ishte shtatzënë gjithçka ndryshoi.
“Ditën tjetër mendova se kam gabuar, por më pas u emocionova shumë kur mësova se do të bëhem nënë. Nisa të kisha marrje mendsh dhe të vjella dhe mendova se do e kem nga anija, pasi qëndruam gjatë në det. Kërkova në internet për simptomat e mija dhe ishte normale që të ndihesha ashtu nga deti. Por për një moment mendova se mund të isha shtatzënë edhe pse mjekët ma kishin përjashtuar si mundësi që unë të bëhesha nënë. Shkova dhe bleva një test shtatzënie dhe kur pashë dy vizat nuk mund ta besoja”.
Monica gjithmonë donte fëmijë dhe ishte ndarë nga partnerët e mëparshëm sepse nuk kërkonin të njëjtën gjë.
Pas ndarjes së fundit, mikesha e saj prej 20 vitesh, Anita Bristol, 38 vjeçe, kishte organizuar një udhëtim si dhe kishte ftuar dhe dy miqtë e saj ku njëri prej tyre u bë dhe babai i fëmijëve të Monicas. “Jam shumë e lumtur dhe nuk mund ta imagjinoj jetën pa Athenan dhe Lunan. Jam shumë më fat që i kam”, ka mbyllur intervistën Monica. /tvklan.al