Saimiri, protagonisti i spektaklit “Love Story” në TV Klan, pas mëngjesit në vilën e tij me të gjitha konkurrentet, vendosi që të ftojë në takim motrat binjake dhe Vivien.

Në takimin me 27-vjeçaren nga Durrësi, ai ka treguar për publikun një detaj nga jeta e tij sentimentale.

Teksa Vivien i tregon se ka nisur palestrën vite më parë pasi ishte e shëndoshë dhe dontë të ndihej më mirë, Saimiri ka theksuar se bukuria nuk është gjithçka.

Më tej 33-vjeçari rrëfen se ka pasur lidhje me vajza që kanë qenë modele ose shumë të bukura, por nuk ka funskionuar

“Bukuria nuk është gjithçka, vërtet një femër duhet të më tërheqi si pamje. Kam pasur lidhje me femra që kanë qenë modele ose shumë të bukura, edhe nuk jam më sot. Kjo tregon që bukuria nuk është gjithçka. Shoh sjelljen, në qoftë se më pëlqen okay, vazhdojmë, nëse jo, je shumë e mirë nuk je për mua”, është shprehur Saimiri./tvklan.al