Ndotja në lumin Senë ka detyruar anulimin e stërvitjes së notit për sportistët në Paris. Kjo është hera e dytë radhazi që gara anulohet pas të dielës për të njëjtën arsye.
Autoritetet kanë bërë të ditur se testet treguan se cilësia e ujit është poshtë standartit që kërkohet dhe se përparësia është shëndeti i atletëve. Pavarësisht investimit prej 1.4 miliardë eurosh, për të përmirësuar infrastrukturën e re të ujërave të zeza dhe për të ulur nivelin e ndotjes, federata ndërkombëtare nuk ofroi garanci të mjaftueshme për të lejuar mbajtjen e garës.
Triathlon për meshkuj do të fillojë të martën dhe, nëse cilësia e ujit nuk arrin standardin e kërkuar në ditën e garës, gara do të shtyhet për 1 dhe 2 Gusht. Nëse cilësia e ujit nuk vlerësohet e përshtatshme në ato ditë, atëherë triatlonit do të hiqet dhe do të bëhet një duatlon, me atletët që konkurrojnë në çiklizëm ose vrapim.
Testet më herët në korrik treguan se lumi Senë ishte mjaft i pastër për not, por shiu i dendur në kryeqytetin francez të premten dhe të shtunën ka parë rënien e cilësisë. Të dyja garat e notit 10 km në ujë më 8 dhe 9 gusht mund të zhvendosen në lumin Marne, në lindje të Parisit, nëse është e nevojshme.
Klan News