Ndotja e ajrit nga tymi i automjeteve është më i rrezikshëm dhe më vdekjeprurës se sa duhani. Sipas një studimi të bërë, ndotja nga makinat shkakton rreth 9 milionë persona të vdekur në të gjithë botën gjatë një viti, dy herë më shumë se sa duhanpirja.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e kishte vlerësuar më parë ndotjen e ajrit si shkaktar kryesor për vdekjen e 4.5 milionë njerëzve në mbarë botën. Autori i studimit, profesor Thomas Munzel i Qendrës Universitare Mjekësore të Mainz në Gjermani, tha se “

pirja e duhanit është e shmangshme, por ndotja e ajrit jo”.

Sipas tij, vende si SHBA-ja, Kanadaja dhe Australia zbatojnë udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për nivelin e grimcave të ndotjes në ajër. Ndërsa thekson se BE ka mbetur shumë prapa në këtë drejtim. Studiuesit thonë se vetëm në Europë 790 persona kanë humbur jetën nga ndotja e ajrit, që është një numër dyfish më i lartë se të dhënat e studimit paraardhës.

/tvklan.al