Ndotja e lumit Sena ka shkaktuar kaos në Lojërat Olimpike. Niveli i tyre mbeten shumë të larta, me atletët që përballen me shumë pasiguri, duke bërë që gara e Triathlonit të shtyhet për një tjetër moment.
Organizatorët ishin të bindur se cilësia e ujit do të përmirësohej në kohë për garën pasi shirat e dendur të premten dhe të shtunën ndotën lumin.
Autoritetet e Parisit kanë investuar shumë për ta bërë Senën të notueshëm si një trashëgimi kryesore e Lojërave dhe shpenzuan 1.4 miliardë Euro (1.51 miliardë dollarë) në infrastrukturë për të kontrolluar ujërat e zeza dhe për të minimizuar derdhjen e tyre.
Maratona e 1.5 kilometrave not mund të zhvillohet në lumin Marne në lindje të Parisit, me organizatorët që po tentojnë për të arnuar programin, për ta përgjysmuar garën me vetëm çiklizëm dhe vrapim.
Gara e triatlonit për meshkuj konsiderohej pa favorit, me tre medalistët e Olimpiadës së Tokios që ishin sërish pretendent për tu ngjitur në podium.
Klan News