Rënia e flokëve është një nga shqetësimet më të mëdha që prek meshkujt pas të 30-ave, e ndonjëherë edhe më herët.
Për këtë arsye edhe Albano Rista i është drejtuar emisionit “Doktor Plastik” dhe klinikës “Da Vinci” për të realizuar mbjelljen e flokëve me metodën FUE.
“Jam Alban Rista nga Tirana, 31 vjeç. Kam ardhur në “Doktor Plastik” që të kryej një ndërhyrje në klinikën Da Vinci. Dua të bëj mbjellje flokësh me metodën FUE. Flokët më tregojnë më të madh, por këtë e kam kaluar me sportivitet, por edhe ky sportivitet nuk mund të zgjaste përgjithmonë. Kam parë një episod të “Doktor Plastik” i cili kreu ndërhyrjen me metodën FUE dhe nuk ishte e frikshme ashtu siç kam dëgjuar. Vetëm pasi pashë atë vendosa ta ndërmarr këtë hap. Kam dëgjuar që ditët e para pas ndërhyrjes është pak e vështirë. Mua kanë nisur të më bien flokët që në gjimnaz. Në fillim nuk i kushtova rëndësi, i preva shumë shkurt, por pavarësisht kësaj ndihem keq kur të gjithë më thonë që dukem shumë i madh”, tha Rista.
Disa muaj pas ndërhyrjes, 31-vjeçari tha se është i kënaqur me rezultatin dhe se nuk kishte pasur dhimbje gjatë ndërhyrjes dhe pas saj.
“Jam shumë i kënaqur me rezultatin. Pas ndërhyrjes nuk kam pasur dhimbje, vetëm pak vështirësi për të fjetur, por duke marrë parasysh ndërhyrjen gjithçka është e justifikueshme”, tha Rista./tvklan.al