Buxheti i shtetit e mbylli vitin 2016-të me 18 milionë dollarë detyrime të prapambetura.
Shifra është publikuar nga Ministria e Financave, e cila disa herë e ka raportuar si problem faktin që një pjesë e institucioneve publike në vend vijojë të krijojë borxhe ndaj bizneseve me të cilët kanë kontrata.
Afërsisht gjysma e këtyre detyrimeve, 7 milion dollarë, janë krijuar nga ministria e Transporteve. Shuma më e madhe që ky institucion u detyrohet kompanive private, i takojnë fondit të mirëmbajtjes së rrugëve, ndërsa pjesa tjetër ndahet për ndërtimet dhe studimet e projekteve.
Shqipëria ka dhe një faturë të lartë për vendimet gjyqësore. 10 milionë dollarë janë faturat që shteti duhet të paguajë për personat të cilët kanë fituar çështje kundër tij dhe që nuk janë buxhetuar që prej vitit 2015-të.
Detyrimet më të mëdha për vendimet e gjyqësorit i ka Ministria e Ekonomisë me 2.6 milion dhe ajo e Brendshme me 2.4 milion dollarë. Raporti i detyrimeve të krijuara rishtazi nuk sheh problematika me vlera të mëdha për institucionet e tjera.
/ Tv Klan