Nga një makinë inteligjente Aston Martin DB5 tek  kostumet e veshur nga Daniel Craig në “No Time to Die”, një sërë objektesh  të James Bond do të ofrohen në një ankand bamirësie menjëherë pasi ekskluziviteti i filmit feston 60 vjetorin e tij .

Shitja me dy pjesë do të mbahet në një  ankand të  drejtpërdrejtë dhe një ankand online me oferta të hapura deri në ditën e James Bond më 5 Tetor ,data e premierës botërore për filmin e parë për agjentin sekret britanik – “Dr.No” , u mbajt në vitin 1962.

Kryesuesja është makina e përdorur për disa marifete të mbushura me adrenalinë në “No Time to Die” mes sfondit mahnitës të banesave të shpellave të qytetit italian të Matera.

Një nga tetë kopjet e ndërtuara për filmin pritet të arrij vlerën 1.62 milion Dollarë deri në 2.16 milion Dollarë. Pjesët e tjera përfshijnë një objekt me nënshkrimin  “No Time to Die”, me një vlerësim të çmimit prej 5,000-7,000 Paund, si dhe kostume të veshura nga anëtarët e kastit të filmit. Gjithashtu shfaqen disa veshje të veshura nga Craig në daljen e tij të fundit si Bond, duke përfshirë një kostum taktik për skenat e tij të fundit me një vlerë prej  15,000-20,000 paund.

Të ardhurat nga dy ankandet “Gjashtëdhjetë vjet James Bond”, me një total prej rreth 60 lote, do të shkojnë për bamirësi të ndryshme.

Klan News