Personi që shihni në foto është A. Gjini, elektricist në Lezhë gjatë punës së tij për të rikthyer energjinë elektrike në zonën e Zejmenit.

Në të gjithë territorin ka dhe të tjerë elektricistë, të cilët edhe pse të ndodhur në kushte të vështira atmosferike po bëjnë përpjekjet e tyre për të riparuar defektet dhe për të rikthyer energjinë.

Si rezultat i erës me intensitet të vrullshëm, vazhdon të ketë ndërprerje të energjisë elektrike, sidomos në zonat rurale.

Territori i Qarkut Lezhë vazhdon të jetë i përfshirë nga reshje shiu dhe dëbore, ku dëbora ka zbritur deri në qytetin e Lezhës dhe Laçit./tvklan.al