Në nënstacioni elektrik Tirana 1, pranë Zogut të Zi, po investohet duke rritur njëkohësisht edhe kapacitetet, me qëllim përmirësimin e cilësisë së furnizimit me energji elektrike për rreth 25 mijë banorë dhe biznese.
Punimet u inspektuan nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila foli dhe për humbjet në rrjet të cilat janë ulur.
Zv/Kryeministrja tha se investimet në sektorin e energjisë dhe ulja e humbjeve në rrjet bënë të mundur edhe uljen e çmimit të energjisë me 1 Lek për konsumatorët familjarë.
Nga ana tjetër Balluku ftoi qytetarët të aplikojnë për thirrjet e dytë të subvencionimit të 2 mijë paneleve diellore në masën e 70% nga buxheti i shtetit.
Klan News