#NëKurthinePiterPan | Talent-show me fëmijët “me të zgjuar”, gazetarët e të ardhmes dhe të ftuar speciale VIP. Një format “i ngrohtë”, i këndshëm, me shumë batuta humori, me fëmijë talente që nuk i keni parë kurrë më parë në TV shqiptare! Një gjë është e sigurtë: Ata nuk janë të turpshëm! Një format nga #VeraGrabocka & #AlketaVejsiu çdo të premte 21:00 në #TvKlan.

Berat Buzhala

“Për ty e kanë kënduar atë këngën “O Berat ç’e pate fat”?” Berat Buzhala i përgjigjet pyetjes epike

Gazetari Berat Buzhala ishte mbrëmjen e sotme i ftuar “Në Kurthin e Piter Pan”, në Tv Klan në një rrëfim ekskluziv për herë të parë në mediat shqiptare mbi jetën e tij.

I gjendur përballë 10 gazetarëve të vegjël, ai u pyet mes të tjerash edhe për emrin e tij, duke treguar se në Kosovë vendosja e emrave të qyteteve ishte një formë rezistence ndaj Serbisë

Flavio: Për ty e kanë kënduar atë këngën “O Berat ç’e pate fat?”

Berati: Ma kanë kënduar shumë dhe më ka përcjellë deri sot. Nuk besoj se e kanë kënduar për mua, por për të gjithë ju që keni kuriozitetin e emrit tim, në Kosovë vendosja e emrave të qyteteve ishte një formë rezistence ndaj Serbisë. Berat, Elbasan, Shkodër, Milot janë emra kaq të përhapur në Kosovë sa është normalitet. Jam shumë i lumtur që e kam këtë emër.

“Një traumë e vërtetë!” Berat Buzhala rrëfehet për kujtimin e keq të fëmijërisë: Qëndrova disa muaj në spital

Berat Buzhala ka ndarë me fëmijët e “Në Kurthin e “Piter Pan” në Tv Klan një kujtim të keq nga fëmijëria që e cilëson si ‘traumatike’.

Ai zbuloi se kur ishte vetëm 6 vjeç iu nënshtrua një operacioni në hundë në Zagreb. Aty ai qëndroi vetëm për disa muaj, me fëmijë të huaj.

Jolie: Kur ishe i vogël a të zinin virozat ty?

Berati: Kam një kujtim të keq, kisha një problem me frymëmarrjen dhe shkova në Zagreb për të operuar hundën. Ishte një periudhë e vështirë. Një frikë e madhe e imja distanca me familjen. Pasi ndenja vetëm në moshën 6 vjeçare për disa muaj në spital me fëmijë që nuk i njihja.

Berat Buzhala zbulon amanetet e të atit

Në një rrëfim personal mbi jetën e tij Berat Buzhala ka hapur zemrën për herë të parë në “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan. Ai tregoi dy amanetet që i ati i ka lënë në jetë. Fatkeqësisht, babai i Beratit u nda nga jeta pak vite më parë pas betejës me Covid-19.

Asia: Çfarë ka qenë një porosi që babi të ka thënë?

Berat Buzhala: Porosia e babait ishte kujdesu për motrën dhe vëllain e vogël. Ai vdiq para katër vitesh nga Covid-i. Në 2012 pas një ataku në zemër më la amanet të bëj një fëmijë. Dhe bëra djalin Gega, emri i gjyshit, që u vra në bombardime gjatë luftës së Kosovës.

Berat Buzhala flet për fëmijët dhe bashkëshorten: Mërziten me mua sepse bërtas

Berat Buzhala është baba i tre vajzave dhe një djalë. Edhe pse më një jetë publike shumë aktive, ai ka vendosur që familjen e tij ta mbajë sa më larg mediave.

I ftuar sonte “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan, gazetari ka folur për fëmijët e tij, duke zbuluar detaje të pathëna për ta.

Elia: Mërziten fëmijet e tu, kur ti zihesh në televizor me politikanët?

Berati: Mërzitem shumë se unë bërtas shumë. Sa shkoj në shtëpi më kërkojnë të ulë zërin se kanë frikë mos zihem me grushta.

Sakaq, i pyetur për bashkëshorten dhe kritikat e saj Berati me përgjigjen e tij nënkuptoi se janë të pakëta rastet që nuk e kritikon.

Elia: Po gruaja të kritikon ndonjëherë?

Berati: Pyetja duhet të jetë a ka ndonjëherë që nuk të kritikon.

Rrëfimi prekës i Berat Buzhalës për luftën në Kosovë: Më morën familjen, unë dhe vëllai u arratisëm

Berat Buzhala ishte mbrëmjen e sotme i ftuar “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan në një rrëfim ekskluziv për herë të parë në mediat shqiptare mbi jetën e tij.

Në rrëfimin e tij, ai është ndalur edhe ti lufta në Kosovë, duke treguar mbi vuajtjet dhe humbjet e mëdha që i solli ajo.

Kian: A ke qarë ndonjëherë ti Berat?

Berati: Unë kam qarë gjatë luftës kur forcat serbe morën prindërit dhe motrën. Unë dhe vëllai kemi ikur dhe nuk e dinim a ishin gjallë. Momenti i ndarjes me babain ka qenë i prekshëm. Kjo ka ndodhur në 14 Prill 1999 dhe u takuam pas dy muajsh. Kur u takuam ishte moment i jashtëzakonshëm. Më vranë gjyshin dhe gjyshen. Lufta duket e largët derisa e dëgjon në derën e shtëpisë. Kam qenë 22 vjeç.

Berat Buzhala zbulon dy politikanët që vlerëson më shumë në Shqipëri dhe Kosovë

Berat Buzhala ka folur “Në Kurthin e Piter-Pan” në Tv Klan për vlerësimet që gëzon për politikanët në Shqipëri dhe Kosovë.

Berat BuzhalaPolitikanët nuk janë të gjithë njerëz të këqinj. Vlerësoj nga të gjitha kampet. Nga PD më pëlqen Agron Shehaj. Më pëlqen sinqeriteti i tij.

Në Kosovë, Ibrahim Rugova ka qenë fantastik dhe i dashur që kujdesej për shtetin e vet. E çmoj për punën në kushte të vështira.

“Kush i bën më mirë intervistat, ti apo Edi Rama?” Përgjigja e Berat Buzhalës

Gazetari Berat Buzhala ishte mbrëmjen e sotme i ftuar “Në Kurthin e Piter Pan”, në Tv Klan në një rrëfim ekskluziv për herë të parë në mediat shqiptare mbi jetën e tij.

I gjendur përballë 10 gazetarëve të ai nuk u ka shpëtuar as pyetjeve ngacmuese.

Sibora: Kush i bën më mirë intervistat, ti apo Edi Rama?

Berati: Kush mendon ti?

Sibora: Unë mendoj se gazetarët.

Berati: Po patjetër që unë.

Einxhel Shkira

Mungon në ekran si moderatore, Einxhel Shkira zbulon nëse e ka lënë televizionin

Einxhel Shkira ishte e ftuar mbrëmjen e sotme “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan, në një rrëfim për jetën personale dhe karrierën.

Prej kohësh, Einxhel është larg ekranit. Ndonëse daljet televizive nuk kanë munguar, ajo nuk ka sjellë ende një projekt televiziv.

A e ka lënë moderatorja televizionin? Kësaj pyetjeje Einxhel iu përgjigj sonte.

Jordan: E ke lënë televizonin ti, Einxhel?

Einxhel: Përderisa jam këtu dhe akoma më shohin në televizor as e kam lënë as më ka lënë.

Einxhel Shkira flet për dasmën: Dua diçka përrallore

Einxhel Shkira dhe Dj Dagz u njohën në një ‘reality-show’ në 2021, ku u dashuruan dhe më pas u bekuan me një djalë, Trev. Aktualisht, prej një muaji, ata janë zhvendosur në Prishtinë, ku po jetojnë të tre.

Para pak kohësh Dagz i propozoi moderatores për martesë. Por a kanë ata në plan një dasmë? Kësaj pyetjeje Einxhel i është përgjigjur sonte “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan, ku tregoi:

“Dagz e dëgjove? Unë unazën e kam, propozimin e kam marrë. Tani po pres dasmën përrallore. Bregdeti, perëndimi…Duhet të jetë si e dua unë. Nëse nuk nis një beb tjetër, me siguri martohem shumë shpejt.”

“Pelenën e parë e ka ndërruar ai”, Einxhel Shkira flet për Dj Dagz si baba

Në familjen e Einxhel Shkira dhe Dj Dagz çdo gjë funksionon në ekuilibër dhe harmoni.

E ftuar sonte “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan, moderatorja ka folur për prindërimin dhe mënyrën se si ata kujdesen për djalin dhe shtëpinë e tyre.

AsiaSi u ndjeve kur i ndërrove për herë të parë pelenën bebit?

EinxhelKur e kam ndërruar për herë të parë e kam pasur krahun e thyer dhe herët e para më ka ndihmuar Dagz. Mami i vetë e ka ndërruar pak më vonë.

Einxhel Shkira flet pa doreza: Çfarë nuk më pëlqen te media sot

Einxhel Shkira njihet për karakterin e saj pak rebel, një vajzë e drejtpërdrejtë, e gatshme për të marrë sfida e mbi të gjitha që flet pa doreza.

I tillë ishte edhe rrëfimi i saj mbrëmjen e sotme “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan ku ajo foli për jetën private e jo vetëm.

Alketa Vejsiu: Çfarë nuk të pëlqen te mediat e sotme?

Einxhel Shkira: Dikur i ushqenim njerëzit me shijen e një ushqimi që nuk e dinin. Sot e ushqejmë me ato që i di. Më shumë i kemi mbyllur horizontet me ushqim të përtypshëm për masat.

Alketa Vejsiu: A e kritikon veten? Një kritikë që ia thua vetes shpesh?

Einxhel Shkira: Kritika që i bëj vetes është për gjërat që mund të bëj më mirë. Dagz më kritikon se dua perfeksion.

/tvklan.al