Në periudhën e vështrë shëndetësore të Gentian Zenelajt nuk ka munguar mbështetja nga miqtë e kolegët. Njësoj siç i kanë shprehur mirëkuptimin dhe suportin e tyre gjatë kohës së rikuperimit nga incidenti me këmbën, ata janë po aq mbështetës për rikthimin e tij në teatër.
Një nga mikeshat më të afërta të aktorit, Rudina Dembacaj e cila është edhe një nga protagonistet e “Klanit të të divorcuarave”, i dërgon një ‘paralajmërim’ në një videomesazh në programin “Rudina” në Tv Klan.
“Përshëndetje Rudina dhe Genxhi! Jeni bashkuar dy të mirë bashkë! Ju kam shumë xhan! Genxhi, unë të dua shumë, ti e di këtë gjë dhe tani që kthehet ‘Klani i të divorcuarave’, pas rikuperimit të këmbës tënde të famshme, unë nesër do të sigurohem që ta marr kanatieren, do t’i them Aidës të më japë një kanatiere tënden dhe do ta marr e ta këndoj cep e më cep ku ka vende të mira që këtë herë t’ia dalim, t’i përfundojmë këto shfaqje se janë shitur biletat për të teta netët! Kjo gjë nuk ndodh shpesh apo jo? Të dua shumë, ndriçon në skenë dhe je një nga miqtë e mi më të mirë!”, përmbyll aktorja./tvklan.al