Pasditen e kësaj të premteje është mbledhur Kryesia e Partisë Demokratike, e cila në fokus ka organizimin e Kuvendit Kombëtar të 18 Dhjetorit.

Siç raporton gazetari i Klan News, Enkel Xhangoli, Kryesia ka propozuar që në strukturat e PD-së të mos ketë individë “non grata”. Klan News ka zbardhur diskutimet e anëtarëve të Kryesisë.

Dhurata Çupi: Kjo është për Sali Berishën. Ta themi qartë dhe shqip. A jemi në gjendje ta përballojmë dot këtë ndaj demokratëve?

Agron Gjekmarkaj: Jam dakord me propozimin!

Ervin Salianji: Ta kthejmë në rezolutë!

Ndër të tjera mësohet se është miratuar ngritja e Komisionit Statutor. Anëtarë të saj do të jenë Enkelejd Alibeaj, Ervin Salianji, Jorida Tabaku, Kreshnik Çollaku, Taulant Zeneli dhe Jonila Godole./tvklan.al