Qytetarët tregohen indiferent

Maska nga kjo vajzë e kryeqytetit u vendos, por të tjerë qytetarë nuk tregohen të vëmendshëm as gjatë udhëtimit.

Zonja, po ku e ke maskën?
-Ja ku e kam, ja se e harrova!

Udhëton shpesh me urban?

-Po, po.


Je i sigurtë?

-Po, jam!

Ka qytetarë që nuk i mbajnë maskat?
-Janë të paktë.
-Po ne mundohemi të ruajmë veten, marrim masat vetë.

Papërgjegjshmëria e disa individëve që nuk marrin parasysh rrezikun që mund të sjellë për të tjerët mungesa e maskës në një mjedis të ngushtë e të mbyllur, është veçanerisht një shqetësim për shoferët dhe fatorinot.

“Pjesa më e madhe e mbajnë, po ka edhe nga ata që futen pa maska. Ne ju themi që ta vendosin, po edhe policin nuk e bëjmë dot”.

Edhe në Tiranë, në orare të caktuara të ditës është e pamundur të ruhet distanca mes pasagjerëve. Autoritetet e kanë lënë në ndërgjegjien e gjithësecilit respektimin e masave të pandemisë, duke u bazuar kryesisht tek këshillimi, një situatë kjo që është përkthyer në rritjen e numrit të të infektuarve e cila prej javësh ka arritur kulmin.

Tv Klan