Duele të forta në raundin play-off të Europa League. Sfida më interesante padyshim pritet të jetë ajo mes Romës dhe Portos.
Sa i përket fazës së 16-të, Roma do të përballet me një të tillë mes Lazios dhe Athletic Bilbaos në rast të kualifikimit të tyre në fazën tjetër. Kundërshtari i mundshëm, megjithatë, do të zbulohet vetëm më 21 Shkurt, pas përfundimit të play-off-it.
Nëse Roma do të kalonte edhe 16-finalet, mund të takohej në çerekfinale me ish-trajnerin Jose Mourinho, por kjo do të varet edhe nga rruga që do të ndjek Fenerbahçe. Turqit do të luajnë në play-off kundër Anderlechtit.
Ndërkaq, interesante shihet edhe Azeta Alkmar-Gallatasaraj dhe Paok Steaua Bukureshtit. Raundi do të luhet me sistem vajtje-ardhje teksa ndeshjet e para do të luhen më datat 13 Shkurt ndërsa ato të kthimit një javë më vonë me 20 Shkurt.
Klan News