Gjykata e Apelit të Tiranës ka pranuar padinë e Partisë Demokratike për deputetin socialist Ervin Bushati, të cilin e akuzon për fshehje të pasurisë. Prokuroria e Tiranës i mbylli hetimet edhe pse Gjykata e Shkallës së Parë kishte urdhëruar që të vazhdonte procesi hetimor ndaj Ervin Bushatit.
Organi i akuzës e kundërshtoi vendimin dhe e ankimoi në Gjykatën e Apelit. Kjo e fundit vendosi që të rihapet çështja dhe të vazhdojnë hetimet ndaj deputetit të Partisë Socialiste. Padia e Partisë Demokratike është bërë për herë të parë në Tetor të vitit 2018, të cilin e akuzon se nuk justifikon 7 pasuri të paluajtshme.
Vet deputeti socialist Ervin Bushati, i ftuar në studion e ABC News, duke komentuar padinë ndaj tij u shpreh se gjithë pasurinë e tij e ka të deklaruar sikundër ka bërë edhe vitet e tjera. Sipas deputetit socialist, padia e PD vjen pasi i është prekur interesi.
Ervin Bushati: Kjo është një çështje e hapur që në Tetor. Kanë në sinkron disa padi si ndaj meje ashtu edhe ndaj dy kolegeve të PS. Për çudi në momentin që ne kemi bërë publike dhe mund të kem bërë qindra deklarata si deputet dhe si sekretar i PS për PD, dhe çuditshëm u materializuan shumë padi në momentin që në nxorëm dhe bëmë publike fakte për kunatin e zotit Lulzim Basha. Unë kam edhe një çështje tjetër që më ka hapur Erjon Isufaj, më duket e ka emrin kunati i zotit Basha, dhe më ka hapur një padi civile për prishje imazhi. Dhe më vjen mirë që reagon PD vetëm kur i preket interesi i kunatit. Nuk e di unë i kam të gjitha të deklaruara në deklarimin e pasurive, në dekriminalizimin e të gjitha këto bashkë. Gjithë deklarimet e mia janë mëse të qarta shumë herë për disa vite me radhë. Që u kujtua tani PD tregon se ajo kujtohet kur i preket interesi personal i kunatit. Megjithatë do të sqarohen derisa nuk ka çështje dhe është e mbyllur në Prokurori.
Mirela Milori: Në kallëzimet e PD thuhet se ju nuk justifikoni 7 pasuri të paluajtshme.
Ervin Bushati: Në këtë pikë PD më duket e palogjikshme në shumë çështje, por këtë le ta ndjekë PD sa të dojë edhe në prokurori, gjykata, edhe në ILDKP e të gjitha bashkë.
Mirela Milori: Ju keni pajtuar avokat për çështjen apo jo?
Ervin Bushati: Për çështje civile po, ndërsa për këtë po njoftohem sot. /
tvklan.al