Një nënë ka ndërruar jetë pranë krevatit të spitalit të fëmijëve ku ishte i shtruar djali i saj. Sarah Jane Brazili, 32 vjeç është gjetur pa shenja jete nga mjekët e spitalit në Tallaght, Dublin, të dielën.

Nëna e dy fëmijëve ishte nga Killinardin, një lagje në jug të kryeqytetit irlandez.

Një zëdhënës i spitalit të fëmijëve në Irlandë konfirmoi se ngjarja ka ndodhur për shkaqe natyrale dhe ajo ka ndërruar jetë papritur, ka thënë ai për “Independent.ie”.

E reja kishte shkuar për të parë djalin e saj i cili ishte shtruar në spital dhe më pas ka ndërruar jetë.

Gjithë personeli i spitali i ka shprehur ngushëllimet familjes së saj. Autoritetet e zonën i kanë ofruar mbështetej familjes së të ndjerës. Ajo la pas bashkëshortin,  Martin, dhe dy fëmijët, një vajzë dhe një djalë.

/tvklan.al