Të sfidosh Bayer Leverkusen këtë sezon është kthyer në një makth për kundërshtarët. Skuadra e kurorëzuar kampione e Bundesligës për herë të parë në histori do të luaj llogari titulli edhe në arenën Europiane. Aspirinat luajnë të mërkurën e ardhshme finalen e Europa League ndaj Atantës, një rival për të cilin trajneri Shabi Alonso ka vlerësime të shumta.

“Atalanta është një nga skuadrat më të mira në Evropë. Trajneri i tyre ka një plan të qartë, kanë një mentalitet fitues dhe një skuadër të madhe. Nëse bëjmë më të mirën, kemi një shans, por do të jetë e luftuar. Është një finale dhe ne duhet të luajmë sa më mirë që të fitojmë”.


Bayer Leverkusen ka një ecuri të jashtëzakonshme prej 50 ndeshjesh pa humbje këtë sezon. Formë që e mban skuadrën gjermane në garë për tre trofe këtë sezon. Pas shpalljes si kampion i Bundesligës dhe përpos finales së Europa League, skuadra e Alonsos gjendet edhe në finalen e Kupës së Gjermanisë, ku sfidon Kajserslauter në takimin e 25 Majit.

Klan News