Sipas statistikave numri i lindshmërive në Shqipëri ka rënë ndjeshëm në krahasim me disa vite më parë. Si shkaqet e mundshme renditen emigrimi dhe kushtet ekonomike.
Megjithatë të ftuarit e kësaj mbrëmjeje në emisionin “Opinion” në Tv Klan, iu përgjigjën pyetjes së gazetarit Blendi Fevziu për moshën se kur janë bërë prindër për herë të parë.
Blogerja shqiptaro-filipinase Adile Hoxha habiti Fevziun me përgjigjen e saj, pasi ajo është bërë nënë për herë të parë kur ka qenë vetëm 17 vjeçe.
Blendi Fevziu: Adile Hoxha ka lindur në Australi dhe është gjysmë shqiptare, gjysmë filipinase, është mbesa e Daut Hoxhës së famshëm të luftës italo-greke. Adile sa vjeç e ke lindur djalin?
Adile Hoxha: Unë isha 17 vjeç.
Blendi Fevziu: 17 vjeçe ke lindur?
Adile Hoxha: Po shumë shpejt, por ne jemi si motër e vëlla, jemi si shokë të ngushtë tani.
Blendi Fevziu: Po 17 vjeç, shok të ngushtë do e kesh. Po pse e linde kaq shpejt?
Adile Hoxha: Pa dashje./tvklan.al