Është bërë nënë për herë të parë kur ka qenë në moshën 18-vjeçare. Sopranoja Ana Naqe tregon marrëdhënien me të birin dhe trashëgiminë që i ka lënë atij, zërin fantastik.
“Është interesuar dhe në arte, por nuk do që të ndjekë kanto,” është shprehur Ana Naqe në emisionin “Rudina” teksa tregon se edhe i biri këndon dhe luan në disa instrumente muzikore.
Rudian Magjistari: Ndërkohë je mamaja e një djali.
Ana Naqe: Po jam mamaja e një djali që është goxha i rritur, që është goxha më i gjatë se unë.
Rudina Magjistari: Vërtet! Ke qenë shumë e re atëherë.
Ana Naqe: Po, po kam qenë akoma në shkollë duke studiuar.
Rudina Magjistari: Në universitet?
Ana Naqe: Pak më përpara.
Rudina Magjistari: Në shkollë të mesme?
Ana Naqe: Ndërmjet këtyre të dyjave duke bërë tranzicionin, e re fare.
Rudina Magjistari: Ke qenë 18-19 vjeç.
Ana Naqe: Po 18.
Rudina Magjistari: Shumë e re. Të është bërë shok tani.
Ana Naqe: Po më është bërë shok tani. Është goxha i rritur. Ai vetë këndon gjithë ditën ka një zë fantastik, por më thotë që ‘është një profesion shumë i vështirë mami’. Nuk e ka dëshirë ta bëjë vetë, por ama këndon, luan në kitarë, në disa instrumente të ndryshme. Është interesuar dhe në arte ka bërë film vetë, ka luajtur edhe si aktor, por nuk do që ta ndjekë këtë sepse gjithsesi është një rrugë e vështirë edhe me konkurrencë shumë.
/tvklan.al