Ka prekur teatrot më të mëdha botore, dhe ka bërë për vete shumë njerëz me zërin e saj të rrallë. Por duket se shkëlqimi i suksesit të sopranos shqiptare Ana Naqe nuk ka të ndalur. Në emisionin “Rudina” ajo tregon një projekt në të cilin ka marrë pjesë.  

“E kisha ëndërr dhe kur ma ofruan thashë patjetër,” është shprehur Ana Naqe teksa rrëfen pjesëmarrjen e saj në një film me kast Hollywood-ian bëhet fjalë për filmin “Madamë Bovari”.

Rudina Magjistari: Ka eksperienca të tjera interesante përveç muzikës bëhet fjalë për një moment të shkurtër për një film apo jo.  Është filmi “Madamë Bovari”.

Ana Naqe: Po është filmi “Madamë Bovari” i realizuar në vitin 2021 në kohën e pandemisë, atëherë ne u mbyllëm të gjithë, por ka patur shumë punë. Puna më e madhe gjatë viteve të pandemisë ka qenë nëpër studio. Filmat, seritë, regjistrimet janë bërë tej mase në pamundësi të kontakteve me publik në teatrot e Operave ose në Opera, atëherë unë thashë pse jo. Më morën në telefon dhe më thanë ‘a mund të këndosh sepse kemi këtë pjesën e Madamë Bovari’.

E kisha ëndërr dhe kur ma ofruan thashë ‘patjetër’, por çfarë duhet të bëja. Kisha rolin e elektricistes që vjen gjoja në teatër dhe aty i lind ëndrra që të këndojë opera dhe thanë që do e ndërfusim në këtë lloj roli, që unë isha duke rregulluar dritat, kamerat dhe lind dëshira për të kënduar në teatër, duke mos e parë njeri. Por idea e Lucia di Lammermoor është e shkruar në librin Bovari. Lucia di Lammermoor nuk ishte në repertorin tim pasi siç iu thashë janë duke shkuar drejt roleve dramatike dhe kjo është për koleratura që kanë shumë lart dhe unë iu thashë se ju më keni dëgjuar si mund të ma kërkoni. Më thanë që mund ta provoja dhe të mendohesh, e pashë që mund ta arrija dhe për dy javë, sepse bëheshin xhirimet të procesit të filmit. E mësova shpejt e shpejt dhe bëmë regjistrimin brenda një dite pa prova, pa orkestrën dhe e realizuam.  

Për emisionin “Rudina” sopranoja tregon se xhirimet për filmin vazhdojnë ende duke zbuluar dhe datën kur do të jetë gati premiera e “Madamë Bovari”.

Rudina Magjistari: Ndërkohë që “Madamë Bovari” nuk mbaron këtu apo jo.

Ana Naqe: Jo! Në këtë moment që po flasim po kompozohet opera nga kompozitori Harold Niben. Dhe ky kompozim është i komisionar nga teatri i La Mone, pikërisht për të shkruar “Madamë Bovari” dhe për ta shkuar për zërin tim.

Rudina Magjistari: Pra do të jetë roli yt Madamë Bovari, do të jesh ti Ema Bovari, në vënien në skenë për herë të parë. Ku parashikohet të jetë premiera?

Ana Naqe: Premiera parashikohet të jetë në datën 12 Prill të 2025-ës,  vitin që vjen. E kam patur gjithsesi ëndërr të rikthehem përsëri në La Mone, ndërkohë që shumë teatro të tjera dhe është shtëpia ime.

/tvklan.al