Neurokirurgu rus antiputin, Alexandër Bobonvikov është liruar nga qelia. Gjykata e Tiranës pas përfundimit të afati 15 ditorë të masës së sigurimit ka rrëzuar kërkesën e autoriteteve ruse për ekstradimin e kritikut të Kremlinit.
56-vjeçari u arrestua më shumë se dy javë në parë sapo zbriti nga një avion privat me miqtë e tij në Rinas.
Ministria e Drejtësisë pas verifikimeve përkatëse, iu përgjigj kërkesës së gjykatës se refuzonte ekstradimin e 56-vjeçarit. Bobovnikov erdhi nga Gjermania, e ndonëse ishte ndaluar përkohësisht në Itali, vend i cili nuk pranoi kërkesën e Rusisë për ekstradim, lëvizte i lirë në gjithë Europën.
Ai deklaroi pas arrestimit në Shqipëri se kishte ardhur për arsye turistike. Bobovnikov nuk pranoni akuzat e autoriteteve ruse.
Në vitin 2022 ai është ndaluar në Firence por gjykata Italiane e liroi duke kundërshtuar ekstradimin për shkak të natyrës politike të çështjes për të cilën kërkohej në vendin e tij.
Bobovnikov ishte edhe me pasaportë izraelite. Mediat italiane zbulojnë se ai është në kërkim nga Moska për një mashtrim 200 mijë euro. Sipas drejtësisë ruse, ai dyshohet se i mori një personi paratë me premtimin se, do ta ndihmonte për të filluar punë në agjencitë qeveritare ruse.
Mediat italiane shkruajnë se Bobovnikov i shpenzoi këto para duke mos i gjetur punë këtij personi. Po ashtu thonë se 56-vjeçari njihet si kundërshtar i regjimit rus, ku shpesh herë ishte pozicionuar kundër luftës në Ukrainë.
Gjatë marrjes në pyetje nga hetuesit italianë, ai ka deklaruar se nuk pse të paguajë taksa në Rusi duke theksuar se paratë e qytetarëve po përdoreshin nga Kremlini për luftën në Ukrainë.
Klan News