Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurimit “arrest në burg” për 52 vjeçarin Jakup Shahu, i dyshuar për veprën penale “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare e mbetur në tentativë” në dëm të bashkëshortes Edlira Shahu.
Siç raporton gazetarja e Klan News Glidona Daci, gjatë zhvillimit të seancës 52 vjeçari ka shprehur pendesë. “Nuk doja ta qëlloja, por u nxeha, e qëllova në debat e sipër”, mësohet të ketë thënë ai.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur dy ditë më parë në kryeqytet.
Organi i akuzës ka relatuar para gjykatës së Edlira Shahu është në gjendje të rëndë shëndetësore si pasojë e 3 goditjeve me thikë që ka marrë, njërën plagë e ka në qafë. 52 vjeçari ka qenë i dënuar edhe më herët për vrasje./tvklan.al