“Pas më shumë se 30 vitesh në treg, ne në Neptun e ndiejmë që tashmë jemi pjesë e çdo familje shqiptare, me misionin për të jetuar më mirë, çdo ditë. E për festat e fundvitit ne përgatitemi gjatë për të sjellë dhuratën më të mirë për të gjithë konsumatorët tanë. Këtë vit, ofertat tona vlejnë sa mijëra dhurata sepse janë me mijëra produkte, me ulje që arrijnë deri në 67%”.

Në të gjitha dyqanet, gjithçka është gati për të pritur konsumatorët. Zgjedhjet nuk do të mungojnë pasi Neptun ofron gamën më të gjerë të produkteve nga markat më të mirënjohura botërore. Gjithashtu produktet nuk do të mungojnë në mënyrë që gjithsecili të mund të marrë atë që dëshiron, me çmimet më të mira që i përshtaten çdo buxheti.

“Një gjë qe vlen për t’u përmendur është që në Neptun ne jemi në gjendje të ofrojmë çmimin më të mirë për çdo produkt. Me anë të çmimit të garantuar, ne ofrojmë 1000 Lekë më pak për të njëjtin model që mund të gjeni në një nga rishitësit e tjerë zyrtarë”.

Akoma nuk e keni gjetur vendin për dhuratën e fundvitit? Nuk keni pse mendoheni gjatë. Në Neptun do të gjeni dhuratën ideale për ty, për të, për të gjithë familjen.

Tv Klan