Nëse doni të rrisni shanset për një jetëgjatësi më të madhe, atëherë duhet të konsideroni të merreni me palestër. Sipas një studimi të Universitetit të Miçiganit, njerëzit që kanë muskuj më të fortë kanë më shumë gjasa të jetojnë më gjatë se ata që kanë një fizik të dobët.
Studiuesit thonë se asnjëherë nuk është vonë për të filluar palestrën nëse ende nuk e keni bërë. Ushtrimet fizike mund të jetë akoma më të rëndësishme për të moshuarit. Sipas ekspertëve, ndryshimin e jetëgjatësisë me personat me fizik të dobët e bën forca e muskulit dhe jo masa.
“Të kesh forcë muskulore gjatë gjithë jetës, dhe sidomos në moshë të madhe, është shumë e rëndësishme për jetëgjatësinë”
, tha udhëheqësja e studimit, Kate Duchowny.
Sigurisht që trupi ka pjesë të ndryshme ku mund të forcohet masa muskulare. Dhe sipas studiuesve, më e rëndësishme është pjesa e duarve. Duhet të fokusoheni më shumë për të forcuar muskujt në këto gjymtyrë.
Në këtë studim kanë marrë pjesë më shumë se 8300 burra dhe gra, dhe është vënë re se ata persona që kishin muskuj të dobët ishin 50% më shumë të rrezikuar për një vdekje më të hershme krahasuar me ata që kanë fizik të fortë.
/tvklan.al