10 të sapolindur kanë humbur jetën në Indi pas një zjarri që shpërtheu në një spital. Disa anëtarë të stafit mundën të shpëtonin 7 foshnja të tjera nga flakët.
Ngjarja e rëndë ndodhi në një spital në shtetin perëndimor të Maharashtra-s.
Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, e ka përshkruar incidentin si një tragjedi të vërtetë.
Shkaku i zjarrit nuk është përcaktuar ende dhe autoritetet po vijojnë hetimet. Flakët shpërthyen rreth orës 02:00 me orën lokale. Kjo ngjarje e rëndë ka tronditur mbarë opinionin publik./tvklan.al