Mirdita tashmë ka një spital të ri, i cili ofron shërbim shëndetësor për rreth 50 mijë banorë.

Pamjet e këtij spitali i ka ndarë në rrjetet sociale këtë të Enjte kryeministri i vendit Edi Rama.

“Mirëmëngjes, dhe me Spitalin e rilindur të Mirditës, një tjetër investim me rëndësi në shëndetësi, i cili do të ofrojë shërbim shëndetësor për rreth 50 mijë banorë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan ai në Facebook-un  e tij.


Edhe ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu bëri me dije ditën e djeshme se kishte përfunduar rindërtimi i kësaj godine me rëndësi.

Spitali i Mirditës u dëmtua nga tërmeti i vitit 2019 dhe në shtator të vitit 2022 iu nënshtrua rikonstruksionit, në kuadër të Rindërtimit. Ky spital ofron shërbimet patologji e përgjithshme, kirurgji të përgjithshme, reanimacion, pediatri, maternitet, poliklinika, urgjenca, laboratori klinik-biokimik, shërbimi i imazherisë dhe farmaci./tvklan.al