Një “truk” i ri është bërë virale në rrjetet sociale veçanërisht në Tik Tok. Një fenomen i krijuar nga influencuesit në rrjetet sociale, sugjeron që njerëzit të shmangin kremin e kundër diellit për t’i dhënë lëkurën një “nxirrje perfekte”, apo edhe ta stimulojnë djegien nga dielli për të kuruar aknet.
Në shumë video sugjerohet që të përdoret vaj kokosi ose lloje të tjera vajrash në fytyrë për të nxitur nxirjen nga rrezet e diellit.
Por ekspertët e NHS, ngrenë alarmin për këtë trend të ri jo vetëm të çuditshëm, por edhe të rrezikshëm në Tik Tok.
“Tendenca të tilla jo vetëm që përbëjnë një rrezik të menjëhershëm, por kanë potencialin të shkaktojnë probleme shëndetësore gjatë gjithë jetës,” ka thënë për BBC Sam Orkar, drejtor i një klinike të shërbimit plastik dhe të djegieve.
Ai gjithashtu u bëri thirrje njerëzve që të kenë kujdes nga rrezet e dëmshme të diellit, të vendosin rregullisht krem kundër diellit me SPF 50 dhe të përdorin trajtime për të sigurta për kujdesin apo sëmundjet e lëkurës.
Autoritet shëndetësore shprehen se djegia e vazhdueshme nga dielli ose qëndrimi për një kohë të gjatë rrisin rrezikun e kancerit të lëkurës si dhe plakje të parakohshme.
@drteplinsky Talking about #cancer #misinformation on #socialmedia. It’s dangerous and can lead to adverse outcomes. I’ll be talking more about this on an #FDA ♬ original sound – Eleonora Teplinsky, MD
/tvklan.al