Los Anxhelos nuk po gjen qetësi nga zjarret. Një tjetër zjarr ka shpërthyer në zonën e Los Anxhelos, duke bërë që mijëra persona të evakuohen.
Sipas asaj që raporton BBC, zjarri u ndez rreth 45 milje në veri-perëndim të qytetit të Los Anxhelosit, pranë liqenit Castaic në një zonë malore që kufizohet me disa zona banimi dhe shkolla, teksa u rrit në më shumë se 9,200 hektarë në disa orë të mërkurën, i nxitur nga erërat.
Ndërkohë bëhet e ditur se deri më tani, asnjë shtëpi apo biznes nuk është dëmtuar, duke shpresuar për marrjen nën kontroll të flakëve.
Rreth 31,000 njerëz në zonë janë nën një urdhër evakuimi të detyrueshëm dhe 23,000 të tjerë janë paralajmëruar se mund t’u duhet të largohen nga banesat e tyre.
Zjarri vazhdon të përhapet, por shefi i zjarrfikësve të zonës së Los Anxhelosit, Anthony Marrone tha se beson se ekuipazhet po bëjnë përparim edhe pse zjarri mbetet i vështirë.
Zjarret në Los Anxhelos iu morrën jetën 16 personave si dhe shkaktuan dëme të mëdha në banesa dhe biznese./tvklan.al