Gjermania e nisi rrugëtimin në Europian, në mënyrën më të mirë të mundshme, duke mposhtur Skocinë, me rezultatin e pastër 5-1.
Një ndeshje e dominuar totalisht nga “pancerat”, që bindin në startin e turneut. Wirtz zhbllokoi sfidën në minutën e 10-të, ndërsa Musiala dyfishoi shifrat në të 19-ën.
Havertz realizoi të tretin në fundin e pjesës së parë, ndërsa në të dytën kishte vend edhe për dy supergola të Can dhe Fullkrug.
Ashtu si ndeshja e sotme, edhe takimet e tjera të Euro 2024, do të transmetohen në Tv Klan.
GJERMANI-SKOCI 5-1
Wirtz 10′, Musiala 19′, Havertz 46′, Fullkrug 68′, Can 93’/ Rudiger 87′ (Autogol)
Ndeshja minutë pas minute:
Mbyllet ndeshja!
90+3’- Goooool Gjermania 5-1! Emre Can, i manhit të gjithë me një supergol nga jashtë zone, për të vulosur takimin.
90’- Akordohen 3 minuta shtesë.
88’- Gooool Skocia 4-1! Ngushtojnë diferencat skocezët. Forrest, I ndihmuar nja një devijim i Rudiger, ngushton shifrat në 4-1.

81’- Emre Can futet në fushë dhe i merr vendimin mesfushorit tjetër, Toni Kroos.
79’- Spektakël i gjermanëve në zonë, me disa pasime me kokë, por topi largohet në momentin e fundit në goditje këndi.
76’- Gjermania shënon të pestin, por goli i Fullkrug anulohet për pozicion jashtë loje.

74’- Vjen momenti i Muller. Sulmuesi merr vendin e Musiala-s.
68’- Gooooool Gjermania 4-0! Fullkrug, realizon të katërin për gjermanët. Sulmuesi përfiton nga një top I mbetur në zonë dhe me të djathtën, e ndal topin në trekëndësh.
67’- Dy zëvendësime te Skocia. McGregor dhe McGinn largohen dhe në vendin e tyre inkuadrohen Gilmour dhe McLean.
67′- Mittelstadt tenton me një gjuajtje të fortë nga jashtë zone, por topi shkon mbi traun e portës.
63’- Zëvendësim i dyfishtë për Gjermaninë, largohen Havertz dhe Wirtz, për t’i lënë vendin Sane dhe Fullkrug.
62’- Tah ndëshkohet me karton të verdhë, për ndërhyrje të ashpër ndaj Roberton.
61’- Portieri Gunn ndalon një top të rrezikshëm që po shkonte drejt Wirtz.
58’- Nuk ndalen sulmet e gjermanëve. Golit i afrohet edhe Gundogan, që sheh gjuajtjen e tij të ndalet pranë vijës fatale.
57’- Gjermania i afrohet golit të katërt. Wirtz shpërdoron një rast të artë pak metra larg portës, duke gjujatur jashtë.
51’- Rudiger provon me një gjuajtje të fortë nga një distancë e largët, por portieri Gunn e largon në goditje këndi.
48’- Raltson ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Wirtz.
47’- Mundësia e parë e rrezikshme për Skocinë, me McTominay, që hedh një top në zonë, por largohet nga mbrojtësit e Gjermanisë.
46’- Zëvendësimi i parë te Gjermania, largohet Andrich për Gross. Te Skocia, Hanley merr vendin e Adams.
45’- Nis pjesa e dytë.
Mbyllet pjesa e parë!
45+1’ Gooool Gjermania 3-0! Havertz nuk gabon nga pika e bardhë.
45’- Akordohen 3 minuta shtesë.
43’- Penallti për Gjermaninë, arbitrit i mjaftojnë pak sekonda për për të akorduar 11-metërsh për vendasit. Porteous ndëshkohet me karton të kuq, duke lënë Skocinë me 10 lojtarë.
42’- E pabeushme çfarë ka humbur Gjermania. Kimmich kroson në zonë, me topin që shkon te Gundogan, i cili provon me kokë, por pret portieri. Në vazhdim të aksionit, mesfushori merr një ndërhyrje të ashpër dhe pretendon penallti. Pas rishikimit në VAR, arbitri akordoi penallti.
40’- Minuta të qeta dhe pa raste të rrezikshme nga të dyja kombëtaret, që tregohen të kujdesshme në prapavijë.
32- Musiala shënon të tretin për Gjermaninë, por goli anulohet për prekje me dorë nga Havertz gjatë aksionit.
31’- Kartoni i parë i verdhë në këtë ndeshje. Andrich ndëshkohet pas ndërhyrjes ndaj McTominay.
28’- Provon Havertz me një gjuajtje të fortë nga goditja e dënimit, por pret portieri me shumë vështirësi, pas një devijimi nga muri mbrojtës.

24’- Penallti për Gjermaninë, pas një ndërhyrje të Christie ndaj Musiala-s. Pas rishikimit të VAR-it, anulohet 11-metërshi, për tu akorduar faull jashtë zone.
19’- Goooool Gjermania 2-0! Të papërmbajtshëm “pancerat”, me Musiala-n, që nuk gabon pas një pasimi të marrë nga Havertz, duke realizuar të dytin. Pas topit të marrë në zonë, sulmuesi lëviz bukur dhe me një gjuajtje shumë të fortë, nuk i lë asnjë mundësi reagimi portierit kundërshtar.
18’- Vertikalizim i shkëlqyer nga Toni Kroos për Wirtz, por portieri skocez largon rrezikun.
10’- Gooooool Gjermania 1-0! Zhbllokohet sfida, me Wirtz, që shfrytëzon si duhet një asist të marrë nga Kimmich dhe me të djathtën, e ndali topin në fundin e rrjetës.







7’- Gundogan merr një top shumë të bukur në hyrje të zonës, por e lëshon më shumë seç duhet dhe humbet një mundësi shumë të mirë shënimi.
4’- Start i vrullshëm i gjermënve, që ashtu siç edhe pritej, janë kërkues nga fillimi dhe duan të gjejnë golin.
1’- Mundësi e artë shënimi për Gjermaninë, me Wirtz, që merr një top të gjatë nga Rudiger, por i vetëm me portierin gabon. Arbitri akordon pozicion jashtë loje.
Starton takimi!


FORMACIONET ZYRTARE:
Gjermania: Neuer; Rudiger, Tah, Kimmich, Mittelstadt, Gundogan, Andrich (Gross), Wirtz (Sane), Kroos (Can), Musiala, Havertz (Fullkrug).
Skocia: Gunn, Ralston, Robertson, McTominay, Tierney, McGinn, McGregor, Adams, Christie, Hendry, Porteous (Karton i kuq).