Qeveria amerikane ka nisur procesin e mbylljes të shumë shërbimeve të saj, pasi Senati dështoi për të miratuar buxhetin e ri. Një projektligj për të financuar qeverinë federale deri më 16 Shkurt, nuk arriti të merrte 60 votat e nevojshme, mes debatesh të ashpra për emigracionin dhe sigurinë në kufi.

Kjo është hera e parë që ndodh mbyllja ndërkohë që Kongresin dhe Shtëpinë e Bardhë e kontrollon e njëjta parti.

Sipas asaj që shkruan BBC, kjo pritet që të prekë me qindra mijëra punonjës federale dhe faza e mbylljes ka nisur.

Shtëpia e Bardhë akuzoi demokratët se vendosën interesat politikë përpara sigurisë kombëtare, familjeve të ushtarakëve, fëmijëve në nevojë dhe aftësinë e vendit për t’i shërbyer të gjithë amerikanëve.

Por lideri i demokratëve në Senat, Chuck Shumer tha se Presidenti Trump kishte kthyer dy marrëveshje bipartizane dhe nuk e kishte shtyrë partinë e tij në Senat.

Çfarë është mbyllja e qeverisë?

Që prej mesnatës të së shtunës, shumë agjenci federale nuk janë më të hapura për biznes, ndonëse shërbimet esenciale vijojnë që të jepen.

Pjesa më e madhe e punonjësve të departamenteve si ato të shtëpive, mjedisit, edukimi apo tregtisë do të qëndrojnë në shtëpi. Gjysma e punonjësve të thesarit, shëndetit, mbrojtjes dhe transportit nuk do të shkojnë gjithashtu në punë të hënën.

Parqet kombëtare dhe monumentet kulturore mund të përballen me mbyllje, gjë e cila në 2013-ën shkaktoi zemëratë tek qytetarët amerikanë.

Nga kjo situatë mund të preket edhe shërbimi i dhënies së vizave apo pasaportave.

Megjithatë, shërbimet esenciale, që mbrojtja e jetës dhe pronës së njeriut do të vijojnë. Këtu përfshihen siguria kombëtare, shërbimi postar, kontrolli i trafikut ajror, shërbimi mjekësor, emergjenca mjekësore, burgjet, taksimi e gjenerimi i energjisë elektrike.

Mbyllja e fundit e qeverisë ndodhi në 2013-ën dhe zgjati 16 ditë. Në total, që prej vitit 1976, kur u vendos procesi aktual i buxhetit federal, qeveria amerikane është mbyllur zyrtarisht 18 herë.

/tvklan.al