Avancojnë punimet e rikonstruksionit të thellë të godinës së spitalit të kardiokirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza. Punimet u inspektuan nga Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu, e cila tha se objekti do të përfundojë brenda 6 muajve.

“Është një sipërfaqe ndërtimi në fakt 4 mijë m2 , me një sipërfaqe të shtuar 500 m2, janë me një kapacitet prej 80 shtretërish, nga katër salla operatore janë pesë salla të cilat tashmë krijojnë kushte më optimale. Punimet priten të përfundojnë brenda muajit Qershor, nuk bëhet fjalë vetëm për rikonstruksionin, por edhe me mobilim, pajisje të teknologjisë së lartë”, tha Albana Koçiu.   

Një tjetër projekt që ka inspektuar kryeminsitri Rama ishte dhe hapja e kantierit të parkimit në qendrën spitalore “Nënë Tereza”, e cila do ti jap zgjidhje këtij problem, pasi ofron 1400 vende parkimi ditore.

Sipas Ramës ky projekt do ti hap rrugë kthimit të ambinteve të QSUT në pedonale.

“Duke u shpallur QSUT-ja, e gjitha këmbësore, asnjë makinë s’lëviz në QSUT, përveç makinë së urgjencës, gjithë pjesa publike jashtë godinave mund të transformohet në një park”, tha Edi Rama

Ministrja e shëndetësisë Kociu tha se veç parkimit në këtë projekt është parashikuar edhe një strukturë hoteliere.

“Godina ka të parashikuar edhe një strukturë akomoduese, jo vetëm për familjarët e pacientëve, një strukturë hotelerie, por edhe për çdo student, mjek, ekspert, që vjen këtu dhe merret me formimin dhe ngritjen profesionale të stafeve”, tha Koçiu.    

Afatet e punimeve të këtij parkimi me nivele, 5 kate mbi tokë dhe një nën tokë, janë 18 muaj. Mbi tarracën e godinës është projektuar edhe një hapësirë për helikopterët e urgjencës.

Klan News