Në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ ka nisur rinumërimi i 108 kutive në qarkun e Durrësit. Rinumërimi është bërë nga Lëvizja Socialiste për Integrim, pasi ka pretendime se ka pasur manipulime dhe që i kanë hequr një mandat në këtë qark.
Tashmë do të pritet rezultati që do të dalë nga rinumërimi i 108 kutive në këtë qark. Më herët janë rinumëruar dhe vota në qarkun Berat, por nuk pati ndryshim rezultati. LSI mbeti pa asnjë mandat, ndërkohë që PS siguroi të persin.
KAS në mbledhjet e kaluara rrëzoi kërkesën për shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve në Durrës dhe përsëritjen e procesit të votimit.
KAS po ashtu rrëzoi edhe kërkesën e opozitës për prova shtesë nga institucionet në funksion të hetimit administrativ për qarkun e Tiranës./tvklan.al